Ndërsa pritet ndeshja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, tifozët serbë vazhdojnë me provokime.
Në Nish, pranë hotelit ku qëndron ekipi shqiptar, janë vendosur në rrugë pankarta me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Ky veprim, i konsideruar i papërshtatshëm, vjen pas heqjes së flamurit shqiptar nga stadiumi, një veprim që u justifikua si masë për të shmangur incidente të padëshiruara.
Njëkohësisht, kritikët theksojnë se tifozët serbë vazhdojnë të injorojnë thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s për të mbajtur politikën larg futbollit. Ky veprim ka ngjallur reagime, duke e cilësuar atë si një tjetër provokim ndaj ekipit Kombëtar shqiptar.

Leave a Reply