Turistët zviceranë të humbur në Shqipëri janë gjetur

Dy turistë nga Zvicra humbën orientimin gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut dhe kërkuan ndihmë nga autoritetet vendore.

Menjëherë, Policia e Librazhdit nisi një operacion për t’i gjetur ata. Pas disa orësh kërkime të detajuara në terren, turistët u lokalizuan dhe u shpëtuan pa ndonjë dëm shëndetësor.

Pasi u shpëtuan, turistët shprehën mirënjohjen e tyre ndaj policisë dhe personelit të zonave të mbrojtura për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan theksoi përkushtimin e saj për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri, duke mbajtur një angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *