Një burrë ka humbur jetën në Malishevë të shtunën në mbrëmje, dhe Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime për këtë rast.
Sipas informacioneve zyrtare, djali i viktimës ka raportuar se e ka gjetur babain e tij të rrëzuar menjëherë pasi kishte dalë nga një barnatore. Pas transportimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksionin, me vendim të prokurorit të çështjes. Policia po punon për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje tragjike.

Leave a Reply