Alban Hyseni voton, nxit qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka kryer votimin e tij në zgjedhjet lokale, i shoqëruar nga bashkëshortja.

Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në këtë proces, duke inkurajuar të gjithë banorët e Gjilanit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Në një postim në Facebook, Hyseni u shpreh: “Unë dhe Gafurja sapo votuam për të ardhmen e qytetit tonë dhe u bëj thirrje të gjithëve që ta ushtrojnë këtë të drejtë me përgjegjësi, pasi vota jonë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Gjilanit”./Arbresh.info


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *