Deri në orën 11:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në votime.
Nga lista e votuesve që përbëhet nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona, 158 mijë 691 individë kanë votuar deri në këtë kohë. Këto statistika janë përpunuar nga 94 për qind e vendvotimeve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një deklaratë për media, theksoi se pjesëmarrja deri në këtë moment është më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, kur deri në orën 11:00 kishte votuar 8.2 për qind e elektoratit. Ndërkohë, disa nga personalitetet politike kanë votuar, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, të cilët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje.

Leave a Reply