Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas humbjes së kombëtares serbe kundër Shqipërisë, duke e lidhur këtë me zgjedhjet në Kosovë.
Ai ka theksuar se në komunat veriore të Kosovës është vërejtur një pjesëmarrje e lartë e votuesve serbë, gjë që sipas tij, ka shkaktuar tension në Kosovë. Duke folur në Beograd, Vuçiq u shpreh se deri në orën 10, pjesëmarrja në zonat serbe ishte më e madhe sesa në ato shqiptare.
Ai shpreson që Lista Serbe të fitojë dhe të ketë ndikim në qeverisjen lokale. Vuçiq gjithashtu komentoi mbi entuziazmin e shqiptarëve pas fitores së ekipit të tyre, duke deklaruar se shqiptarët nga Tirana, Prishtina, Presheva dhe Bujanoci janë të gëzuar pas suksesit në futboll.
Ai shprehu dëshirën që mbrëmja të jetë më e rëndësishme për serbët në Kosovë, duke vënë theksin se politika ka më shumë rëndësi sesa një ndeshje futbolli.

Leave a Reply