Fatmir Sheholli, i cili po hetohet për përfshirje në spiunazh, është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit më 11 tetor, për shkak të komplikimeve shëndetësore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të spitalit, Afrim Cana, ka bërë të ditur se Sheholli fillimisht është trajtuar në repartin e emergjencës. Më pas, ai është shtruar për trajtim të mëtejshëm.
Cana theksoi se pacienti është pranuar me ndryshime në gjendjen shëndetësore dhe po merr kujdesin e nevojshëm në spital.

Leave a Reply