Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se deri më tani procesi i votimit po zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë të qetë.
Në konferencën e fundit për media, ai nënvizoi se çdo paqartësi apo çështje problematike është trajtuar me shpejtësi për të siguruar një zgjidhje të efektshme. Radoniqi theksoi se deri në këtë fazë, nuk janë raportuar parregullsi që do të mund të kompromentonin integritetin e zgjedhjeve.
Ai siguroi se KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me komisionet komunale dhe institucionet përkatëse për të garantuar zbatimin e duhur të ligjit zgjedhor. Përqindja e pjesëmarrjes në votime do të përditësohet në faqen zyrtare të KQZ-së deri në mbylljen e vendvotimeve.
Radoniqi njoftoi gjithashtu se konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30, ku do të jepen informacione të mëtejshme rreth procesit zgjedhor.

Leave a Reply