Mbi 520 mijë votues kanë marrë pjesë deri më tani

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani kanë votuar 523,040 qytetarë, që përbën 25.83% të votuesve të regjistruar.

Në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e kanë 2,025,105 persona. Në zhvillime të tjera, ambasadori britanik ka vizituar qendrat e votimit në pjesën veriore të vendit për të parë nga afër procesin.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kelmendi dhe Pula janë takuar me Radoniqin për të diskutuar rreth zgjedhjeve. Kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë votuar, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Basha ka deklaruar se këto zgjedhje po tregojnë maturi politike dhe demokratike. Në një tjetër zhvillim, Universiteti i Prishtinës ka nderuar Osmanin dhe Kurtin me çmimin “Alumni Nderi i UP-së”.

Kurti e ka cilësuar këtë çmim si një përgjegjësi të madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *