Nis procesi i numërimit për zgjedhjet komunale në vend

Sot në mesditë do të nisë procesi i numërimit të votave për Kuvendet Komunale, në disa qendra duke filluar nga ora 12:00, ndërsa në disa të tjera në orën 16:00.

Kreshnik Radoniqi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehu besimin se rezultati përfundimtar pritet të jetë gati brenda kësaj jave. Në një konferencë për shtyp të mbajtur mbrëmë, Radoniqi theksoi se procesi i numërimit po mbështetet nga një platformë online e përditësuar në kohë reale, e cila është ndihmuar nga Britania e Bashkuar.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti do të mbajë gjithashtu një konferencë për media. Në ndërkohë, disa komuna kanë përfunduar tashmë numërimin, si Mitrovica dhe Deçani.

Në Deçan, kandidati Ramosaj ka dalë fitues me një epërsi të dukshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *