Në zgjedhjet lokale të zhvilluara të dielën në komunën e Gjakovës, qytetarët konstatuan praninë e emrit të Nikollë Perkajt, ish-kryetarit të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, në listën e kandidatëve.
Edhe pse Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, emri i tij qëndroi në listën zyrtare për shkak të procedurave dhe afateve ligjore që nuk lejonin ndryshime të mëvonshme. Sipas informacioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai arriti të marrë 52 vota në këtë proces zgjedhor.

Leave a Reply