Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Suedinë në Geteborg, në kuadrin e xhiros së katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Ky duel është vendimtar për Dardanët, të cilët synojnë vendin e dytë në Grupin B, që i çon në fazën “Play-Off”. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, duke filluar në orën 20:45.
Në takimin e fundit mes dy ekipeve, Kosova triumfoi në Prishtinë dhe synon të përsërisë suksesin në Suedi. Trajneri Franco Foda, duke vlerësuar kundërshtarët, theksoi se Suedia është një ekip me lojtarë cilësorë si Isak, Elanga dhe Gyokeres.
Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes kompakte dhe disiplinës taktike për të përballuar presionin e suedezëve, të cilët janë të rrezikshëm në sulm dhe zotërim të topit. Foda është optimist për sfidën, duke theksuar se Kosova ka treguar se mund të fitojë ndaj Suedisë edhe në të kaluarën, dhe do të përpiqet ta bëjë sërish të njëjtën gjë.

Leave a Reply