Në komunën e Gjakovës janë përfunduar numërimet e votave, duke çuar në një raund të dytë zgjedhor.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojnë sërish më 9 nëntor. Gjini ka siguruar 18,893 vota, që përbëjnë 47.74% të totalit, ndërsa Gola ka mbledhur 12,989 vota, duke shënuar 32.82%.
Në garën për kryetar të komunës, Shefqet Shehu i LDK-së ka arritur të marrë 7.61% të votave, duke u renditur i treti, ndërsa Ervin Shabani nga PDK-ja ka përfunduar i katërti me 5.75%. Rezultatet tregojnë se votuesit në Gjakovë do të duhet të kthehen në kutitë e votimit për të përcaktuar fituesin përfundimtar në këtë garë të ngushtë.

Leave a Reply