Kurti: Rezultatet e zgjedhjeve janë pozitive dhe inkurajuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në komunat e Podujevës, Kamenicës dhe Shtimes, ndërsa theksoi se me numërimin e votave nga diaspora, mund të sigurojnë fitore në Gjilan pa balotazh.

Kurti përmendi se partia e tij është në garë për balotazh në 12 komuna, përfshirë këtu edhe Gjilanin. Ai sqaroi se Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda janë të vetmet komuna ku Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në balotazh.

Ai theksoi rëndësinë e numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht, duke vënë në dukje se rezultatet aktuale tregojnë rritjen e vazhdueshme të lëvizjes si forca kryesore politike në nivel lokal. Kurti theksoi se faza e parë e zgjedhjeve përfundoi dhe tani fokusi është te balotazhi, me synimin që kandidatët e Vetëvendosjes të sigurojnë fitore dhe të vazhdojnë qeverisjen e mirë në komunat përkatëse.

Ai përfundoi duke thënë se rezultati i zgjedhjeve është shumë pozitiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *