Vazhdon procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të mbajtura më 12 tetor.
Deri tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar se janë numëruar mbi 99% e votave për Asamblenë Komunale në Mitrovicë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me një përqindje të konsiderueshme, duke siguruar 40,40% të votave.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndjek me 22,67%. Më tej, Lista Guxo ka fituar 12,89% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11,94%.
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 3,63%, ndërsa Forca e Diasporës ka mbledhur 1,93%. Nisma për Kosovën ka 1,77%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 1,58%, Forca e Re Kombëtare ka fituar 1,21%, Alternativa ka 1,06%, dhe Kosova Demokratik Turk ka marrë 0,88%.
Këto rezultate tregojnë një dominim të qartë të PDK-së në Mitrovicë.

Leave a Reply