Kombëtarja e Kosovës në futboll ka kryer stërvitjen e saj të fundit në Göteborg përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Suedisë, që do të zhvillohet sonte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Atmosfera brenda ekipit kosovar është përshkruar si pozitive dhe e motivuar, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, gjatë konferencës së fundit për shtyp, vlerësoi ekipin suedez si një kundërshtar të fortë, duke veçuar lojtarë si Isak, Elanga dhe Gyokeres për aftësitë e tyre sulmuese.
Megjithatë, Foda theksoi se Kosova është e përgatitur për sfidën dhe do të përpiqet të përsërisë suksesin e mëparshëm kundër suedezëve. Ndeshja e sotme është vendimtare për Kosovën në luftën për vendin e dytë në Grupin B, që do ta çonte drejt fazës së play-off.
Kujtojmë që në takimin e kaluar në Prishtinë, Kosova arriti të triumfojë ndaj Suedisë. Përballja do të fillojë në orën 20:45.

Leave a Reply