Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur kënaqësinë e saj për ftesën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po zhvillohet në Slloveni.
Në një video të publikuar në Facebook, Osmani shfaqet së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Sllovenia është mikpritëse e Sesionit të 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në kryeqytetin e saj, Lubjanë.
Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh parlamentarë nga vendet anëtare të Aleancës së bashku me përfaqësues të partnerëve.

Leave a Reply