Tension në parlamentin izraelit gjatë fjalimit të Trumpit

Ngjarje e pazakontë ndodhi në parlamentin izraelit gjatë fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump, ku ndërhyri sigurimi për të larguar dy anëtarë të krahut të majtë të Knessetit.

Incidenti nisi kur Ofer Cassif, një politikan 60-vjeçar, bërtiti dhe u largua nga salla. Pas tij, edhe Ayman Odeh, pjesë e së njëjtës aleancë politike Hadash, u nxor jashtë nga rojet e sigurisë.

Kryetari i Knessetit kërkoi falje Trumpit për incidentin, ndërsa presidenti reagoi me humor. Ndërkohë, ende nuk është e qartë se cili ishte qëllimi i protestës së dy politikanëve, por raportohet se ata mbanin pankarta me mbishkrimin “gjenocid”.

Ngjarja u bë e njohur për publikun edhe përmes pamjeve të shpërndara në rrjete sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *