Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vizitoi Tiranën në kuadër të turit të saj ballkanik, duke marrë pjesë në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo vlerësoi përparimin e madh të Shqipërisë drejt integrimit evropian. Von der Leyen nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë në tri vitet e fundit, duke hapur pesë nga gjashtë kapitujt e negociatave, me pritshmëri që të gjithë kapitujt të hapen këtë vjeshtë.
Ajo përmendi rëndësinë e momentit gjeopolitik dhe përkushtimin e Shqipërisë për të harmonizuar politikën e saj me atë të BE-së. Gjithashtu, presidentja e KE-së theksoi se plani i rritjes, i cili u lançua dy vite më parë, ka hapur tregun e vetëm për kompanitë shqiptare dhe evropiane, duke krijuar mundësi të reja ekonomike.
Synimi është që negociatat të mbyllen deri në vitin 2027, duke hapur rrugë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Leave a Reply