Selena ndryshon pamjen pas kurorëzimit të martesës

Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen e fansave me një selfie të re që ka publikuar.

Në postimin e saj, aktorja dhe këngëtarja 33-vjeçare i referohet romanit të Roald Dahl, duke pyetur nëse Willy Wonka po kërkon punonjës. Në këtë imazh, e nominuara për çmimin Emmy shfaqet me një pamje të freskët, e veshur me një bluzë të bardhë dhe grim minimal, duke nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale.

Megjithatë, nuk është e qartë se cili personazh i librit ka qenë në mendjen e saj. Këto javë kanë qenë të mbushura me ngjarje për Gomez, pas martesës së saj më 27 shtator me producentin Benny Blanco në Santa Barbara, Kaliforni.

Në ceremoni morën pjesë disa miq të saj të njohur si Taylor Swift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *