Sheholli transferohet në QKUK për trajtim shëndetësor urgjent

Fatmir Sheholli, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, është transferuar nga Spitali i Gjilanit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Avokati i tij, Mentor Neziri, konfirmoi për RTK-në se Sheholli po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Sheholli është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet për përfshirje në spiunazh, sipas nenit 124 të Kodit Penal të Kosovës. Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Shehollin, me kërkesë të Prokurorisë.

Sipas dosjes hetimore, ai akuzohet se ka mbledhur informacione mbi pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe i ka transmetuar ato tek zyrtarët serbë. Për më tepër, më 26 shtator 2025, ai dyshohet se ka marrë materiale komprometuese nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Prokuroria pretendon se këto veprime kanë rrezikuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *