Sipas të dhënave të fundit nga KDI, me përpunimin e rreth 97% të vendvotimeve, është formuar pothuajse plotësisht përbërja e re e kuvendeve komunale dhe shpërndarja e mandateve ndërmjet partive politike.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson listën me 208 asamblistë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 199 asamblistë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e treta me 188 përfaqësues.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 98 vende. Edhe pse në disa komuna disa vota ende nuk janë përpunuar, ndryshimet e mundshme pritet të jenë të vogla.
Ndërkohë, votat me kusht dhe ato të dërguara me postë, të cilat zakonisht nuk ndikojnë shumë në rezultatet e përgjithshme të partive, mund të kenë një efekt më të madh në kandidatë të veçantë të listave për asamble komunale. Eugen Cakolli theksoi se, megjithëse ndikimi i këtyre votave është simbolik në nivel partie, ato mund të jenë vendimtare për kandidatët individualë.

Leave a Reply