Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkëdrejtojë një ceremoni nënshkrimi me pjesëmarrjen globale të homologëve të tij.
Avioni presidencial, Air Force One, u shoqërua nga avionë luftarakë egjiptianë gjatë hyrjes në zonë. Samiti ndërkombëtar, i njohur si “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh”, do të mbledhë liderë nga mbarë bota, përfshirë Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Mbreti jordanez Abdullah II, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad, dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Gjithashtu, pritet pjesëmarrja e kryeministrave si Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar për pjesëmarrjen e personaliteteve të tjera të rëndësishme, si Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.
Samiti është organizuar për të diskutuar çështje të rëndësishme globale dhe për të promovuar paqen në rajon.

Leave a Reply