Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka shpjeguar se Lista Serbe ka humbur vota në zgjedhjet e fundit për shkak të dy faktorëve kryesorë.
Sipas saj, një arsye është emigrimi i serbëve, ndërsa tjetra është procesi i “albanizimit” në komunat me shumicë serbe. Gjatë një interviste për Agjencinë Rajonale të Lajmeve JUGpress, Trajkoviç pretendoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ndikon negativisht në stabilitetin e serbëve në Kosovë.
Ajo gjithashtu e akuzoi Kurtin se ka ushtruar presion mbi partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat, sipas saj, kanë kontribuar në stabilizimin e vendit, raportoi Kossev. Trajkoviç parashikon se komunat me shumicë serbe do të përballen me sfida të mëdha në marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe qendror, veçanërisht nëse Kurti vazhdon të udhëheqë qeverinë me politika që ajo i cilëson si “represive”.

Leave a Reply