UEFA ka shprehur vlerësim të madh për paraqitjen e kombëtares së Kosovës pas triumfit të tyre historik kundër Suedisë në Gothenburg.
Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, “Dardanët” siguruan një fitore të ngushtë me rezultat 1-0. Ky sukses i veçantë u përmend nga UEFA në një postim në rrjetin social “Instagram”, ku shprehej entuziazmi për këtë arritje të rëndësishme të ekipit kosovar.
Fitorja, e cilësuar si një moment historik për Kosovën, ka rritur shpresat e kombëtares për kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit 2026. Performanca e shkëlqyer e ekipit, e karakterizuar nga vendosmëria dhe gara e lartë, ka tërhequr vëmendjen e organizatës së futbollit evropian, duke e vendosur Kosovën në një pozitë më të fortë në garën për kualifikim.

Leave a Reply