Ish-deputeti Danush Ademi bëhet viktimë e një sulmi fizik në zgjedhje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt, ku ish-deputeti Danush Ademi është sulmuar brutalisht nga një grup personash.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin e sulmit ndaj Ademit. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke verbale, sipas Kanun Veselit, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli njoftoi se rreth orës 16:30, më 12 tetor 2025, policia ka shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar, i cili akuzohet për sulmin ndaj Ademit pas mosmarrëveshjes. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe procedura do të vazhdojë në rregullisht.

Rasti është klasifikuar si “sulm”. Ngjarja po hetohet më tej për të sqaruar rrethanat e incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *