AAK përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin për qeverinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar zyrtarisht Albin Kurtin, kryeministrin aktual dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të formuar qeverinë e re pas tetë muajve që nga zgjedhjet e përgjithshme.

Dekreti presidencial u firmos pas përfundimit të konstituimit të Kuvendit, pasi u zgjodh nënkryetari i pestë nga komuniteti serb. Në një deklaratë pas marrjes së mandatit, Kurti njoftoi se ka filluar “numërimi mbrapsht” për krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe potencoi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë për formimin e saj, duke mos pritur afatin kushtetues që mbaron më 26 tetor.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur për Arbresh.info se nuk do të marrë pjesë në qeverisjen e re të udhëhequr nga Kurti. Këtë e konfirmoi deputetja Time Kadrijaj, duke theksuar qëndrimin e AAK-së për mospjesëmarrje në këtë qeveri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *