Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për kryetarët e komunave, ndërsa procesi vazhdon për këshillat komunalë, raporton Veriu.info.
Një situatë interesante është shfaqur në disa qendra votimi, ku janë ngritur dyshime për parregullsi në votim. Një rast i tillë është raportuar në komunën e Obiliqit.
Sipas analistit Xhevdet Pozhari, Xhafer Gashi i LDK-së ka fituar me 53% të votave në shkollën “Sveti Sava”, e cila ka një shumicë votuesish serbë, duke lënë pas kandidatin e Listës Serbe me 33%. Pozhari ka shprehur habinë e tij për këtë rezultat, duke pyetur se si është e mundur që një kandidat shqiptar të jetë më i pëlqyer në një vendvotim kryesisht serb sesa përfaqësuesi i Listës Serbe.

Leave a Reply