Von der Leyen viziton Srebrenicën, nderon viktimat e gjenocidit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, filloi vizitën e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë duke vizituar Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçari, ku nderoi kujtimin e viktimave të gjenocidit.

Gjatë qëndrimit të saj në Bosnjë, von der Leyen pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në Sarajevë. Ajo do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe më pas me Borjana Krishto, kryetaren e Këshillit të Ministrave.

Vizita e saj është pjesë e një turi më të gjerë në rajon, ku nesër do të vizitojë edhe Kosovën. Kjo vizitë përkon me përpjekjet e Bashkimit Evropian për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *