Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të dy zyrtarëve policorë nga stacioni në Rahovec, që janë pjesë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Ky veprim pason nisjen e hetimeve fillestare lidhur me një rast të dyshuar për përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme. Sipas informacionit të siguruar, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Procesi hetimor po zhvillohet nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave. Rekomandimi për pezullim është bërë për të shmangur çdo ndikim në hetime dhe për të garantuar paanshmërinë e procesit.
Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të siguruar integritetin dhe transparencën në zbatimin e ligjit në vend.

Leave a Reply