Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futboll, duke thyer rekorde të reja.
Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Hungarisë, ylli portugez shënoi dy gola në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij me rezultat 2-1 në 45 minutat e para. Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, arriti të shënojë fillimisht në minutën e 22-të, barazues për Portugalinë, dhe më pas realizoi golin e dytë para përfundimit të pjesës së parë.
Me këto dy gola, ai ka arritur një total mbresëlënës prej 948 golash në karrierën e tij. Ky sukses e bën atë golashënuesin më të mirë në historinë e kualifikimeve për Kupën e Botës, me një rekord të ri personal prej 41 golash në këtë kompeticion.
Ky arritje e mban Ronaldon në majën e futbollit botëror.

Leave a Reply