Marshimi me motoçikleta drejt Hagës nis sot me “Liria ka Emër”

Ismail Tasholli, krijuesi i platformës “Liria ka emër”, ka bërë të ditur nisjen e një marshimi me motora nga Prishtina në drejtim të Hagës.

Ky udhëtim do të kalojë nëpër disa qytete evropiane, ku motoristë nga vendet përkatëse do t’i bashkohen karvanit, duke e bërë këtë nismë gjithnjë e më të madhe. Sipas Tashollit, më 17 tetor, pjesëmarrësit do të mbërrijnë në Cyrih, Zvicër, për të vijuar mëngjesin e 18 tetorit drejt destinacionit përfundimtar.

Karvani do të arrijë në Hagë të dielën, më 19 tetor. Tasholli e përshkroi këtë marsh jo vetëm si një udhëtim me motora, por si një zë të fuqishëm për lirinë, një thirrje për drejtësi dhe një kujtesë se sakrificat nuk harrohen.

Marshi është pjesë e një proteste të planifikuar në kryeqytetin shqiptar, që do të mbahet të premten, kundër padrejtësive ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *