Renditja e pasaportës së Kosovës bie me katër pozicione

Indeksi i Pasaportave Henley ka publikuar renditjen e fundit të fuqisë së pasaportave, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 65-të, duke ofruar udhëtim pa vizë në 81 vende.

Kjo përfaqëson një rënie krahasuar me renditjen e mëparshme, ku ishte në vendin e 61-të me akses pa vizë në 82 vende. Shqipëria, ndërkohë, ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 49-të në të 47-tin, duke ofruar hyrje pa vizë në 122 destinacione.

Në rajon, pasaportat e vendeve të tjera kanë renditje të ndryshme: Serbia në vendin e 36-të, Bosnja dhe Hercegovina në të 47-tin, Mali i Zi në të 43-tin dhe Maqedonia e Veriut në të 42-tin. Risia e këtij viti është dalja e pasaportës amerikane nga dhjetë vendet më të fuqishme, duke u vendosur në vendin e 12-të, të barabartë me Malajzinë, me akses pa vizë në 180 destinacione.

Në krye të listës për këtë tremujor qëndron Singapori me 193 destinacione, ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia. Ky indeks është zhvilluar nga Henley & Partners, duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *