Netanyahu në gjykatë, Trump kërkon faljen e tij

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u paraqit këtë të mërkurë në gjykatë, pavarësisht nga kërkesa e ish-presidentit amerikan Donald Trump për amnisti ndaj akuzave për korrupsion.

Netanyahu po përballet me akuza të rënda për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tri raste, të njohura si 1000, 2000 dhe 4000. Në rastin 1000, ai akuzohet për pranimin e dhuratave luksoze nga biznesmenë të pasur në këmbim të favoreve politike.

Rasti 2000 përfshin bashkëpunimin me një botues gazete për mbulim mediatik të favorshëm. Ndërkaq, rasti 4000, më i rëndësishmi, lidhet me favorizimin e një kompanie telekomi në këmbim të mbulimit pozitiv në media.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Trump, gjatë një fjalimi në Knesset, bëri thirrje për faljen e Netanyahut, duke e cilësuar atë si një lider të madh në kohë lufte. Ndërkohë, Netanyahu gjithashtu përballet me urdhër-arreste nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për krime lufte në Gaza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *