Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Presidencën e Kosovës.
Pas këtij takimi, von der Leyen pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Vizita e saj në Kosovë është pjesë e një turneu në Ballkan, që përfshin edhe ndalesa në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Para ardhjes në Kosovë, von der Leyen kishte vizituar edhe Beogradin ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply