Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjatë këtij takimi, Osmani nënvizoi angazhimin e Kosovës për zbatimin e reformave sipas Planit të Rritjes dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se me konstituimin e Kuvendit, miratimi i Planit të Rritjes duhet të jetë prioritet.
Osmani ritheksoi qëndrimin e saj për të fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke kërkuar zgjidhje për bllokadën aktuale në BE. Ajo gjithashtu kërkoi largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës, duke përmendur konfirmimin e Komisionit Evropian për nevojën e heqjes së tyre që nga qershori 2024.
Në takim u diskutua edhe për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjet lokale. Presidentja ngriti shqetësimin për ndërhyrjet e Serbisë në proceset elektorale të Kosovës, duke i cilësuar si destabilizuese.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes së Komisionit Evropian për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vend.

Leave a Reply