Grenell kritikon Von der Leyen për mbajtjen e Thaçit në Hagë

Richard Grenell, i cili shërben si i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për kriza globale, ka shprehur kritika të ashpra ndaj shefes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pas vizitës së saj në Kosovë.

Në një postim në platformën X, Grenell e akuzon Von der Leyen për heshtje përballë situatës ku Gjykata e Hagës ka mbajtur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për pesë vite në paraburgim. Ai vë në dukje se institucionet evropiane, duke përfshirë atë që drejton Von der Leyen, nuk kanë reaguar ndaj këtij rasti.

Grenell gjithashtu kritikon mediat për injorimin e kësaj çështjeje, duke e cilësuar si një ndjekje penale me prapavijë politike. Ai thekson se Gjykata e Hagës arrestoi Thaçin në një moment kur ai po përgatitej të takohej me Trump për të arritur një marrëveshje paqeje, duke nënkuptuar se kjo ishte një ndërhyrje e qëllimshme në proceset politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *