Sonte, revista franceze “France Football” do të shpërblejë futbollistin më të mirë të vitit me çmimin prestigjioz Topi i Artë. Ceremonia do të mbahet në Paris dhe yjet e futbollit, Ousmane Dembele nga Paris Saint-Germain dhe Lamine Yamal nga Barcelona, janë në garë për këtë nderim.
Ousmane Dembele ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke luajtur një rol kyç në triumfin e parë historik të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Lamine Yamal ka shkëlqyer në nivel personal dhe ka ndihmuar Barcelonën të fitojë La Ligan.
Dembele shihet si favorit për çmimin, por Yamal, super-talenti spanjoll, gjithashtu ka shpresa të mëdha, pasi ka mbërritur në Paris me 20 familjarë, duke treguar besimin e tij në fitore.
Pavarësisht se kush do ta fitojë Topin e Artë, një gjë është e sigurt: këdo që do të shpallet fitues, do ta meritojë plotësisht këtë nderim. Vitin e kaluar, çmimi shkoi tek mesfushori i Manchester City, Rodri, duke surprizuar shumë që prisnin fitoren e Vinicius Junior të Real Madridit. Sonte, gjithçka do të zbulohet!

Leave a Reply