Lionel Messi ka përpiluar një listë me dhjetë lojtarë të cilët konsideron si më premtues për të ardhmen në botën e futbollit.
Ndër emrat e përzgjedhur, ndodhet edhe Brajan Gruda, një futbollist shqiptar që aktualisht luan për Brighton dhe përfaqëson Gjermaninë në kategorinë U21. Lista përfshin gjithashtu talente të tjerë të njohur si Nico Paz, Kendry Páez dhe Andrey Santos.
Disa emra të përmendur në të kaluarën, si Mastantuono dhe Lamine Yamal, nuk janë përfshirë këtë herë, duke sugjeruar se Messi mund t’i shohë ata tashmë si të konsoliduar dhe jo më vetëm si talente premtuese. Kjo listë e zgjedhur nga Messi është bërë publike dhe përmban emrat e lojtarëve që ai beson se do të kenë një ndikim të madh në vitet e ardhshme në sportin e futbollit.

Leave a Reply