Rama: Vetëvendosje preferon Thaçin në Hagë përherë

Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të Vetëvendosjes, e cila e ka përshkruar si “aktor” në lidhje me mbështetjen e tij për protestën e ardhshme në Tiranë, që organizohet kundër padrejtësive në Hagë.

Rama theksoi se nuk është në garë me Lëvizjen dhe shprehu keqardhje për keqinterpretimin e marrëdhënieve institucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i lidhur ato me zgjedhjet lokale. Ai rikujtoi se Gjykata Speciale u themelua për çështje të trafikimit të organeve dhe jo për të mbajtur peng ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama nënvizoi se nuk është organizator apo folës i protestës “Drejtësi për Çlirimtarët”, megjithatë e mbështet atë plotësisht dhe do të merrte pjesë si qytetar i zakonshëm. Ai shtoi se çdo politizim i qëllimshëm apo jo, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e nismës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *