Një incident ka ndodhur sot në mëngjes në lagjen Dragodan të Prishtinës, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Forcat policore kanë bllokuar rrugën “Ahmet Krasniqi” dhe kanë vendosur shirita sigurie, ndërsa zona është mbushur me njësi të shumta policore. Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se rreth orës 11:00 është marrë një njoftim lidhur me një kërcënim në këtë zonë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke arrestuar një person të dyshuar, i cili është në proces intervistimi. Ky reagim i shpejtë i policisë vjen si pjesë e masave për të garantuar sigurinë në rajon, sidomos në afërsi të objekteve të rëndësishme si Ambasada Amerikane.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen.

Leave a Reply