Dogana konfiskon dy çanta “Hermes” të padeklaruara në Vermicë

Në pikën kufitare të Vërmicës, Dogana e Kosovës ndaloi përkohësisht dy çanta të markës luksoze “Hermes”, të cilat nuk ishin deklaruar, me një vlerë totale prej 16,614 euro.

Incidenti ndodhi gjatë një kontrolli të rregullt të një automjeti taksi që po hynte në territorin e Kosovës. Gjatë inspektimit, zyrtarët doganorë zbuluan çantat e padeklaruara, dhe në njërën prej tyre u gjet një faturë blerjeje që konfirmonte vlerën e tyre të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse. Dogana e Kosovës thekson rëndësinë e deklarimit të të gjitha mallrave në kufi, pavarësisht vlerës apo llojit të tyre, për të shmangur shkeljet ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *