Tubimi “Unë jam UÇK”: Gruda thërret për unitet në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka bërë thirrje për një protestë të madhe që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një postim në Facebook, Gruda theksoi rëndësinë e kësaj proteste si zëri i përbashkët i shqiptarëve nga të gjitha trojet, përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevën, diasporën dhe vetë Shqipërinë. Në postimin e tij, Gruda diskutoi edhe mbi origjinën e Gjykatës Speciale, duke shpjeguar se kjo gjykatë është ngritur mbi bazën e një raporti të Dick Martyt të miratuar në Këshillin e Evropës, ku përfshiheshin dhe pretendime për trafikim organesh në territorin e Shqipërisë.

Ai theksoi se këto akuza nuk janë provuar dhe se ato nuk figurojnë në aktakuzën zyrtare të Prokurorisë Speciale. Gjithashtu, Gruda theksoi detyrimin moral dhe politik të Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të Evropës, për të kërkuar heqjen e këtyre pretendimeve të padrejta që rëndojnë mbi luftën e drejtë të UÇK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *