Protestë në Shkup për mbështetje të UÇK-së pas asaj në Tiranë

Ali Ahmeti, lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka shprehur mendimin e tij lidhur me protestën që pritet të zhvillohet në Tiranë, ku do të kërkohet drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Ahmeti u pyet nëse një protestë e ngjashme do të organizohet edhe në Shkup. Ai deklaroi se kjo çështje është në diskutim dhe se pritet të vendoset në kohë të duhur.

Ahmeti theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke konfirmuar kontaktet me shoqatat e veteranëve në Kosovë. Ndërkohë, kërkesa për organizimin e një proteste të tillë edhe në Shkup po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, pas asaj që do të mbahet në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *