Ali Ahmeti, udhëheqësi i BDI-së, ka shprehur mendimin e tij lidhur me protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-liderët e UÇK-së, të cilët po përballen me akuzat në Gjykatën Speciale.
I pyetur nëse ndonjë protestë e ngjashme do të organizohet në Shkup, Ahmeti theksoi se është çështje kohe për t’u vendosur. Ai sqaroi se po zhvillohen diskutime me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe se janë në komunikim me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë.
Ahmeti e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në emisionin FRONTAL të transmetuar në T7, duke nënvizuar se organizimi i një proteste të tillë në Shkup varet nga zhvillimet e ardhshme.

Leave a Reply