Në Qendrën Komunale të Numërimit në Vushtrri, janë verifikuar 87.63% e vendvotimeve, sipas burimeve nga Gazeta Online Veriu.info.
Rezultatet e fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, është në krye të garës për kryetar me 45.37% të votave. Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli, me 30.85%.
Gjithashtu, në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Vushtrri, Partia Demokratike e Kosovës mban një avantazh, duke grumbulluar 37.55% të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.39%.

Leave a Reply