Arbër Hoxha ka realizuar një supergol në Kroaci gjatë ndeshjes mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin në minutën e 44-të, duke nisur një aksion të shkëlqyer nga mesfusha e tij. Pasi kaloi kundërshtarët, Hoxha vendosi të godasë nga jashtë zone, duke shënuar një gol spektakolar që ndezi festën mes tifozëve miq. Kjo përballje konsiderohet si më e zjarrta në Kroaci, dhe Hoxha shpërbleu besimin e trajnerit që e aktivizoi si titullar në javën e shtatë të kampionatit kroat.

Leave a Reply