Gucati: Kurti të marrë pjesë në Tiranë me mbështetjen e VV-së

Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, ka kërkuar që kryeministri në detyrë të marrë pjesë në protestën e planifikuar për të premten në Tiranë, për të mbështetur ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me gjykimin në Hagë.

Ai ka theksuar se nëse qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur këtë protestë është i sinqertë, atëherë Albin Kurti duhet të jetë i pranishëm në sheshin “Skënderbeu”, duke u bashkuar me shqiptarët e tjerë. Protesta do të zhvillohet të premten në orën 17:00 në kryeqytetin shqiptar.

Deklarata e Vetëvendosjes në mbështetje të këtij tubimi ka shkaktuar përplasje mes partisë dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vetëvendosje e akuzoi Ramën për ndikim në votimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, ndërsa Rama kritikoi Vetëvendosjen, duke kujtuar se një dekadë më parë partia nuk e njihte as himnin e Kosovës, e lëre më pafajësinë e Hashim Thaçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *