Një shtetas shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Eduar Danaj, 40 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen me thikë të Enkelejda Danaj, ngjarje që ndodhi në maj 2024 në Athinë. Gjykata konstatoi se 52-vjeçari veproi me paramendim, i shtyrë nga xhelozia dhe zilia.
Ai e goditi gruan e tij me thikë më shumë se 14 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, Danaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fsheh në një hotel, ku u arrestua më vonë nga policia.
Gjatë arrestimit, ai u shpreh me fjalë të dhunshme për viktimën. Kryetari i gjykatës përshkroi aktin e tij si veprim të paramenduar dhe të dhunshëm, duke e cilësuar të pandehurin si njeri apatik dhe të dhunshëm.
Gjykata refuzoi pretendimet e tij se kishte konsumuar alkool para krimit, duke konfirmuar se ai e kreu veprën nën ndikimin e xhelozisë.

Leave a Reply