Kandidati i VV-së në Mitrovicë falënderon Arian Tahirin në foto

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve në Mitrovicë, kandidati i PDK-së për kryetar, Arian Tahiri, ka intensifikuar takimet me qytetarë dhe figura publike për të siguruar mbështetje në balotazh.

Ndër takimet e tij të fundit ishte ai me Arben Trepçën, kandidat i LVV-së për asamblist komunal në zgjedhjet e 12 tetorit. Gjatë këtij takimi, Trepça e falënderoi Tahirin për vizitën, duke shprehur respektin e tij në një postim të publikuar me këtë rast.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur kandidati i VV-së për kryetar komune, Faton Peci, është kritikuar nga disa për qasjen e tij gjatë fushatës. Sipas burimeve të Veriu.info, në ditët e ardhshme pritet që Tahiri të marrë mbështetje publike edhe nga kandidatë të tjerë për asamblistë nga shumica e partive politike në Mitrovicë, duke përforcuar pozicionin e tij në prag të balotazhit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *